“Trust”, PSP-ja dyshon në sëmundjen e Koçanit

Prokuroria Speciale dyshon se biznesmeni Sead Koçan ka sëmundje serioze. Prokurori Gavrill Bubevski kërkoi që gjykata ta rishqyrtojë dokumentacionin mjekësor që është dërguar nga avokatët e Koçanit. Nga Specialja kanë kërkuar që para gjykatësit hetues të paraqitet mjeku që ka trajtuar pronarin e kompanisë Transmet dhe personalisht të shpjegojë se çfarë operacioni i ka kryer. Gjykata refuzoi, njofton Alsat M.

“Në raport përmendet se ka stend. Dje është bërë koronografia. Reagova se kjo ndoshta është vetëm intervenim rutinor. Por, nuk kisha informatë të saktë nëse personi nuk mund të paraqitet para gjykatës dhe për këtë arsye kërkova që mjeku të vijë dhe ta sqarojë gjendjen e tij shëndetësore – tha Gavril Bubevski, PSP.

Avokati i Koçanit, Nikolla Dodevski akuzoi se përmes mediave dhe vendimit për paraburgim po zhvillohet një fushatë kundër pronarit të Transmetit. Dodevski njoftoi se Koçan një kohë më të gjatë ka qenë në “udhëtim zyrtar” për shkak të problemeve shëndetësore. Refuzoi të përgjigjet se a ka rast tjetër si ky ku me vendim të Gjykatës Supreme është liruar një i arratisur, në dëm të prokurorisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button