Haradinaj: Dua të marr përgjegjësinë të udhëheq vendin (VIDEO)

Ramush Haradinaj duke folur në “Opinion” tha se ka ambicie për kryeministër i Kosovës. “Dua të marr përgjegjësi të drejtoj vendin”, tha ai.

Lideri i AAK akuzoi qeverinë “Mustafa” se ka punuar në dëm të Kosovës dhe ishte ngjarje e lirë që kjo qeveri u rrëzua. Sipas tij, demarkacioni dhe zajednica janë gabimet kryesore të Mustafës.

Ndërsa fevziu i kujton se qeveria e drejton partia e parë që fiton zgjedhjet, ai tha se VV dhe PDK nuk janë para AAK me vota. “S’jemi larg njëra tjetrës. Edhe ne kemi përkrahje gjithnjë në rritje”, u shpreh ai, duke shtuar se ishte i hapur edhe për koalicione.

Deri tani jemi në koalicion me Nismën por jemi të hapur edhe për partitë e tjera, shtoi ai.

Ndërsa pyetjes nëse AAK vazhdon të jetë e fortë në Dukagjin dhe e dobët në Prishtinë, ai tha se “është e vërtetë që AAK po fiton terren edhe në zonat e mëdha.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button