Kush është Blerta Pepa, pjesëmarrësja e Gjeniut të Vogël 6 që vdiq nga operacioni në gju

Blerta Pepa, vajza 16-vjeçare e cila ndërroi jetë mbrëmë pas një ndërhyrje në gju është një emër i dashur për publikun. Ajo ka qenë pjesëmarrëse në Gjenin e Vogël 6. Ja një nga këngët e kënduar prej saj në këtë format.

Familjarët e vajzës kanë bërë të ditur për GSH.al se asaj i është bërë anestezi e plotë, ndërkohë që duhej i pjesshme, duke qenë se ishte e vogël.

Nga ana tjetër, ata ngrënë dhe pretendimin se ndërhyrja nuk ka qenë urgjente dhe se i kishin kërkuar që të bëhej një muaj më vonë. Mirëpo, ata kanë bërë të ditur për GSH.al se një gjë e tillë nuk është pranuar nga mjekët e spitalit privat, duke e kryer operacionin, edhe pse ishte vonë. Kjo për faktin se kirurgu, i cili tashmë është arrestuar do të ikte të martën në Greqi.

Menjëherë pas publikimit të lajmit, në rrjetin social “Facebook” ka reguar daja e Blerta Pepës. Ai ka akuzuar mjekët për papërgjegjshmëri dhe tregti me jetën e fëmijës. Daja e Blertës ka bërë apel për drejtësi, ndërsa shton se vdiq nga babëzia e eurove.

Ja postimi i Liro Likajt

Une jam daja I Blerta Pepa e cila ka qene pjesmarrese tek Gjeniu I Vogel. Blerta fatkeqsisht u nda nga jeta ne moshen 16 vjecare mengjesin e sotem, ne spitakin Continental, pas nje nderhyrje ne gju per meniskun dhe ligamentin.
Kemi bere denoncim ne polici pasi besojme qe ka qene nje papergjegjshmeri dhe tregti me jeten e nje femije duke qene se I kryen nje operacion si me urgjence nga ora 10 ne mengjes qe ishte planifikuar por e bene ne oren 19.30 te darkes duke qene se doktorri I huaj qe beri nderhyrjen duhet te iki kete te marte ne greqi ku gjithashtu punon.
Ju lutem bejini nje tribut Blertes e cila nuk jeton me vetem per nje operacion ne gju dhe hetoni apo pasqyrojeni si lajm pasi eshte teper e rende besoj per te gjithe shqiperine qe nje gjeni e vogen si Blerta, te humbi jeten nga vetem nje nderhyrje ne gju, kur na ishin dhene te gjitha garancite qe cdo gje do shkonte mire nga spitali.
Si I pari I qeverise te kerkoj te behet cdo gje qe drejtesia te vihet ne vend pasi ajo vdiq nga babezia e eurove te spitaleve private e shtetit qe nuk u interrsua qe ta mundesoje sherimin pasi ne ministri te shendetesise dhe te arsimit ( u vra ne gju ne oren e fiskultures tek Cajupi) dhe perfjigjia qe qe sa femije vriten ne dite ne shkolle nuk I ndihmojme dot.
Duam drejtesi.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button