Ekspertë për ekosisteme të moçaleve për vizitë në Maqedoni

Me ftesë të Nismës qytetare Ohër SOS prej sot deri më 19 maj në Maqedoni do të qëndrojë Jos Ferhufen, kryetar i Degës evropiane të Shoqatës botërore të shkencëtarëve për ekosisteme të moçaleve.

Ai në Shkup do të mbajë një seri ligjëratash në Fakultetin Matematiko-Natyror dhe do të jetë mysafir i posaçëm në tryezën e rrumbullakët në organizim të Shoqatës për mbrojtjen e mjedisit jetësor E.D.E.N në temë “Ndikimi i projekteve të planifikuara infrastrukturore ndaj biodiversiteiti në rajonin Ohër-Prespës” i cili do të mbahet nesër, dhe do të marrin pjesë shkencëtarë nga mbarë Maqedonia.

Pastaj Ferhufen niset për në Ohër ku do ta vizitojë Entin hidrologjik dhe do të realizojë takim pune me anëtarët e Nismës qytetare Ohër SOS.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button