Partia UNITETI formoi degën në Tetovë

Sot në orët e pasditës, në Pallatin e Kulturës në Tetovë, në prezencë të  kuvendarëve, Partia UNITETI formoi degën e saj për këtë komunë. Kuvendarët në mënyrë unanime për Kryetar të degës zgjodhën avokatin e njohur Nehat Ismaili, ndërsa për Sekretar të degës u zgjodh juristi Nezir Sherifi.

Para të pranishmëve Kryetari i posazgjedhur u zotua se do të angazhohet për shtrirjen e UNITETIT në tërë territorin e kësaj komune në nivel të nëndegëve dhe në kuadër të Forumit të të rinjve dhe Forumit të gruas, me qëllim që kjo strukture partiake të angazhohet për kushte më të mira për jetë dhe për punë të banorëve të Pollogut, në veçanti për gjeneratat e reja të këtij rajoni.

Para të pranishmëve fjalë rasti mbajti edhe Kryetari i UNITETIT, Gjeneral Gëzim Ostreni, i cili paraqiti situatën aktuale politike në vend, si dhe nevojën për ç[rgatitje të kësaj partie për zgjedhjet lokale që pritet të mbahen këtë vjeshtë. Kryetari Ostreni potencoi rëndësinë e Tetovës në vendimmarrjet në nivel republikan, si dhe problemet kryesore të Tetovarëve si: mungesa e ujit të pijshëm, deponitë, infrastruktura, rregullimi i jetës së studentëve etj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button