Ja mesazhi i zyrtarit amerikan të shtetit për opozitën një ditë para vizitës në Tiranë

Një ditë para mbërritjes në Tiranë zyrtari amerikan i shtetit, Hoyt Brian Yee lëshon apelin e tij kundër çdo lloj bojkoti.

“Parlamentet duhet të përfaqësojnë dhe të mbrojnë interesat e qytetarëve. Deputetët nuk mund të heqin përgjegjësinë që kanë duke bojkotuar parlamentin”, tha zyrtari i lartë amerikan ndërsa kujtoi këshillën e ish-presidentit amerikan Ruzvelt “se është më mirë të jesh një lider i guximshëm në arenë sesa një kritik apo vëzhgues nga jashtë”.

Gjatë fjalës së tij në forumin rajonal për siguri “2BS” në Budva të Malit të Zi, zyrtari i lartë amerikan tha se Qeveritë në rajonin e Ballkanit duhet të luftojnë kundër korrupsionit dhe udhëheqësit e rajonit duhet të gjejnë kurajën politike, për të bërë reformat e nevojshme në interes të qytetarëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button