Planet e opozitës pas protestës, çadra do vijojë para Kryeministrisë, Basha tubime dhe takime me demokratët në rrethe

Pas ngritjes së çadrës në bulevard, Partia Demokratike zhvilloi dje protestën për rrëzimin e “Republikës së vjetër”. Kjo protestë ashtu si edhe protesta e para një muaji me bllokimin e rrugëve, nuk solli asgjë, ndërsa krahu tjetër kundërshtar po angazhohet për zgjedhjet e 18 qershorit, duke injoruar veprimet e liderit të opozitës, Lulzim Basha, njofton agjensia e lajmeve Sot News. Por, çfarë aksioni do të ndërmarrë opozita pas protestës së 13 majit?

Cili do të jetë skenari i Lulzim Bashës për të ndalur zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit? Çadra, e cila është ngritur prej tre muajsh në bulevard, do të vijojë të qëndrojë atje para Kryeministrisë. Edhe pse ditët e nxehta po afrohen, Basha nuk ka ndërmend ta heqë çadrën nga bulevardi, duke rënduar trafikun në kryeqytet.

Çdo pasdite, lideri i opozitës do të jetë te çadra duke mbajtur fjalime për “Republikën e re”. Pavarësisht se protesta e djeshme nuk i arriti pritshmëritë e një proteste masive që do rrëzonte qeverinë, Basha ka vendosur që të vijojë tubimet tashmë në rrethe. Duke nisur nga java tjetër, do të ketë protesta në të gjithë vendin ku do të mbahen fjalime kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Basha me të njëjtën retorikë do të vijojë akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama, si qeveria e drogës, e krimit, e papunësisë, etj.

Skenari për sabotimin e zgjedhjeve

Por, misioni i vërtetë i PD dhe i Lulzim Bashës do të jetë sabotimi i zgjedhjeve parlamentare të 18 qershorit. Lulzim Basha ka gati skenarin për të prishur zgjedhjet që do të vijnë. Basha do të dërgojë deputetë në zona të caktuara në të gjithë vendin, të cilët do të duhet të bindin qytetarët që të mos votojnë në 18 qershor.

Ndërkohë, Partia Demokratike ka në plan të angazhojë grupe të rinjsh, të cilët nuk do të lejojnë njerëzit të shkojnë të votojnë në qendrat e votimit. Pra, në 18 qershor, në dyert e qendrave të votimit do të gjenden militantë të PD, të cilët forcërisht nuk do të lejojnë qytetarët të ushtrojnë të drejtën e tyre, atë të votimit, si një akt demokratik në të gjithë botën.

Por ky do të jetë skenari i fundit që do të përdorë Lulzim Basha. Pritet që javët në vijim të zhvillohen takime të ndryshme nëpër zona, ku Basha do të shpalosë programin e tij të “Republikës së re”. Ai dje e shpalli zyrtarisht qëndresën, ku bëri premtime të ndryshme nëse vjen në pushtet.

Këto premtime do u përcillen të gjithë qytetarëve në zona të caktuara, me kërkesën që të braktisin zgjedhjet e 18 qershorit dhe të mos dëgjojnë kryeministrin. Por nëse as kjo nuk jep rezultat, atëherë e gjitha beteja do jetë më 18 qershor, ku nuk përjashtohen dhe skenarët e dhunës.

Kavaja pritej të ishte beteja e parë, por qeveria e shmangu. Tani gjithçka do jetë surprizë dhe mbetet të shihet nëse PD do ja arrijë qëllimti për të mos lejuar zgjedhje pa opozitën. Por mbete të shihet dhe dita e hënë se çfarë do prodhojë, pasi në Tiranë vjen zv/ndihmës sekretari amerikan i shtetit, i cili do tentojë të fusë PD në zgjedhje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button