Europol: Sulmi kibernetik ndërkombëtar i një niveli të pazakontë

Sulmi informatik masiv që preku 100 vende dhe dhjetëra ndërmarrje dhe organizata, është i një niveli të pazakontë, deklaroi Zyra Evropiane e policisë së, Europolit.

“Sulmi i fundit është i një niveli të pazakontë dhe do të kërkojë një investigim ndërkombëtar kompleks për identifikimin e fajtorëve”, theksoi Europol në një komunikatë.

“Qendra evropiane e krimit kibernetik (EC3) e zyrës evropiane të policisë bashkëpunon me njësitë e krimit kibernetik të vendeve të prekura dhe partnerët industrialë për të ulur kërcënimin dhe për tu asistuar viktimave”, shtoi ai.

Një valë e sulmeve kibernetike të njëpasnjëshme goditi 100 vende duke prekur dhjetëra ndërmarrje dhe organizata në mbarë botën mes të cilëve spitalet britanike dhe prodhuesit francez, Renault.

Ky sulm informatik u cilësua ndërkombëtar edhe nga kryeministrja britanike, Theresa May.

Autoritetet amerikane dhe britanike kanë këshilluar veçanërisht ndërmarrjet dhe organizatat e prekura, të mos paguajnë piratët informatikë që kërkojnë një pagesë për zhbllokimin e kompjuterëve të infektuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button