Deportohet 15 herë në 15 vite

Policia amerikane në San Diego ndaloi një person për drejtim mjeti në gjendje të dehur, pas një aksidenti, për të zbuluar se ai ishte deportuar nga Shtetet e Bashkuara plot 15 herë, shkruan Top Channel.

Constantino Banda Acosta, 38 vjeç, u përplas me mjetin që po drejtonte me një tjetër makinë ku udhëtonte një familje, e më pas tentoi t’ia mbathte nga vendngjarja, por sipas policisë, në gjendjen e dehur që ishte nuk mundi të shkojë larg.

Në aksident mbeti i plagosur një djalë i vogël, por ajo që bëri bujë ishte zbulimi që pasoi kontrollet rutinë të policisë, pas ndalimit të Banda Acosta. Policia zbuloi se ai ishte shtetas meksikan, emigrant i jashtëligjshëm në SHBA dhe ishte deportuar nga autoritetet amerikane 15 herë.

Lajmi u konfirmua edhe nga Agjencia amerikane e Doganave, e cila sqaroi se shtetasi meksikan Constantino Banda Acosta është deportuar në Meksikë 15 herë në po kaq vite, më së fundi në janar 2017.

Agjencia e Doganave tha se, nëse Banda Acosta do të lirohet nga autoritetet lokale, do të arrestohet nga agjentët e saj. Në mediet sociale, rasti u komentua gjerësisht dhe kishte nga ata që e cilësonin Banda Acostën si emigrantin ilegal më të paaftë, që kapet dhe deportohet vit për vit. Por të tjerë i njohën këmbënguljen për t’u rikthyer sërish në vendin e ëndrrave të tij.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button