Maqedoni, nga e hëna moti me shi

Gjatë fundjavës do të mbizotërojë moti i qëndrueshëm dhe shumë i ngrohtë. Nesër në disa vende temperatura ditore do të tejkalojë mbi 30 gradë celsius, ndërsa do të fryjë erë e përforcuar perëndimore, njoftoi DPM.

Të dielën pasdite do të ketë kushte për shira të shkurtër vetëm në zonat malore.

Në fillim të javës së ardhshme do të mbajë mot i ndryshueshëm me vranësira me reshje të kohëpaskohshme të shiut, posaçërisht të martën. Do të fryjë edhe erë mesatare veriore që do të shkaktojë rënie të temperaturave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button