Cozman e ka harruar përfundimisht Tunën, ja me kë kapet “mat”

Historia e tyre e dashurisë dhe ndarjes bëri bujë në media. Po flasim për Tunën dhe Cozman. Edhe pse rrugët e tyre janë ndarë tashmë, ata vazhdojnë të përfliten si një ish-çift.

Tuna është martuar me Patris Berishën dhe ka lindur një djalë para disa ditës, pas ndarjes me reperin. Në dukje Tuna mesa shohim në postime është e lumtur dhe e realizuar.

Po me Cozman çfarë po ndodh? Edhe ai mesa duket nuk po vuan më nga ndarja me Tunën. Cozman e ka kaluar mbrëmjen e djeshme në shoqërinë e prezantueses Bleona Zeqiri, ndërsa gjatë gjithë kohës dukeshin shumë afër njëri-tjetrit.

Fotot që tregojnë për këtë flirt janë publikuar nga Labinot Gashi, i cili bashkë me Cozman dhe Bleonën ndodheshin në festën e ditëlindjes së Shkenda Dubovës.

Kjo nuk është hera e parë që ata shihen në shoqërinë e njëri-tjetrit. Mos vallë ata tashmë janë në një lidhje zyrtarisht? Kjo mbetet për t’u parë në ditët në vijim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button