Ushqimet që luftojnë celulitin

Ashtu si në çdo dietë edhe nëse duam të luftojmë celulitin rekomandohet marrja e sa më shumë lëngjeve. Më së miri është që të pini ujë të thjeshtë. Uji vlen për largimin e toksinave.

Nëse preferoni të konsumoni kafe do të këshillohej që ta zëvendësonit me sa më shumë çajë. Përpiquni të përdorni çajëra bimësh sepse ndihmon në parandalimin e celulitit. Shmangni alkoolin.

Zvogëloni ngrënien e ushqimit të pasur me yndyra të ndryshme si dhe të proteinave me prejardhje shtazore. Rrisni sasinë e perimeve dhe frutave . Ndërsa hidrokarburet e thjeshta zëvendësojini me ato më komplekse, shkruan Shqip.al.

Rrisni sasinë e ushqimit të pasur me vitaminë C (fruta dhe perime, lëngje natyrale), kalium (banane, pjeshka, portokall, apo fasule) dhe squfur (proteinat e ushqimit), mbase sepse këto ushqime i largojnë substancat e dëmshme nga organizmi duke luftuar celulitin  brendshëm.

Shmanguni ushqimet me kripë dhe erëza. Kripa ka karakter fiksues dhe kjo bën të mundur të formojë sa më shumë celulit.

Përveç ushqimeve sugjerohen edhe ushtrime fizike që ndihmojnë në parandalimin e celulitit. Një nga ushtrimet më ideale është notimi.

Nëse trupi juaj ka celulit atëherë sugjerohet të konsumoni sa më tepër ushqime që përmbajnë oksigjen. Kështu lëkura juaj do të djersijë më lehtë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button