Patate në furrë, në një mënyrë tjetër

Kjo është një mënyrë shumë e veçantë e përgatitjes së patateve të pjekura në furrë.

Përbërësit:

1.3 kg patate
9 lugë gjelle miell
6 lugë gjelle gjalpë
950 ml qumësht
Kripë
Piper

Përgatitja:

Së pari ngrohni furrën në temperaturën 220 gradë Celcius. Lyeni me pak yndyrë një enë pjekje. Qëroni patatet, prejini në feta dhe vendosini shtresë në tavë. Spërkatini me kripë, piper, 3 lugë miell dhe 2 lugë gjalpë. Përsëriteni këtë edhe me 2 shtresa të tjera, derisa patatet të përfundojnë.
Shtoni më pas edhe qumështin dhe vendosini në furrë. Piqini për 15 minuta në 220 gradë.  Më pas uleni temperaturën në 190 gradë Celcius dhe lërini edhe për 45 deri në 60 minuta.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button