Mbi 12 milion euro Maqedonia ka përdorur përmes programit Erasmus Plus

Në vitin 2016 përmes programit Erasmus plus për Maqedoninë janë miratuar dhe financuar 106 projekte në vlerë prej  rreth pesë milionë eurosh. Deri tani për këtë në vend janë derdhur më shumë se 12 milionë euro, u theksua në takimin joformal me studentë-alumni të programit Erasmus, midis të cilëve edhe studentë nga jashtë që momentalisht janë në Maqedoni, të cilën e organizoi SÇE në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Ditës së Evropës si dhe 30 vite nga formimi i programit Erasmus plus.

Kjo, siç theksoi zëvendëskryeministri për Eurointegrime Arbër Ademi, i cili mori pjesë në takim,  flet majftueshëm për interesimin e subjekteve vendore për përdorimin e këtyre mjeteve si dhe për cilësinë e aplikacioneve.

“Qëllimi i debatit të sotëm në të cilin marrin pjesë përfaqësues të Delegacionit të BE-së dhe të Agjencisë kombëtare për programe arsimore evropiane dhe mobilitet është që në mënyrë më të suksesshme të përdoret ky program dhe studentët tanë t’i shfrytëzojnë përfitimet që ofrohen në kuadër të programit Erasmus”, tha Ademi.

Përfaqësuesi i delegacionit të BE-së në Maqedoni, Maur Di Veroli theksoi se vendi shkëlqyeshëm renditet  në raport të programit Erasmus plus, i cili është shumë i rëndësishëm sepse, siç thotë, përmes tij  transmetohet mesazhi i komunitetit evropian, respektivisht vlerat evropiane dhe integrimi evropian dhe është e mirë edhe për njerëzit edhe për të ardhmen më të mirë të BE-së.

“Vendi  në mënyrë të suksesshme i kupton mekanizmat e programit Erasmus plus sepse në 3-4 vitet e kaluara më shumë se 200 institucione janë përfshirë në marrjen e mjeteve nga ky program dhe më shumë se 2.000 studentë janë përfshirë në trajnimet që janë të realizuar në këtë projekt”, theksoi Di Veroli.

Drejtori i Agjencisë Kombëtare për Programe Arsimore Evropiane dhe Mobilitet që e implementon programin Erazmus plus në BE, Darko Dimitrov informon se në RM momentalisht në fazë përfundimtare është evaluimi, respektivisht shpërndarja e mjeteve nga Erasmus plus i institucioneve  të arsimit të lartë të dedikuara për mobilitet studentor.

“Këtë vit Agjencia Kombëtare do të ndajë 1.600.000 euro në formën e 19 granteve të institucioneve të arsimit të lartë, përmes të cilave do të financohen më shumë se 596 mobilitete studentore një simestrale, si dhe mobilitete të  kuadrove mësimore dhe administrative të universiteteve, tha Dimitrov.

Në ekzistimi e deritanishëm programi  Erasmus plus nga vitit 1987 e deri tani ka mundësuar më shumë se nëntë milionë mobilitete. Maqedonia  është anëtare fuqiplotë e programit Erasmus plus, ndërsa studentët tanë i kanë të gjitha të drejtat dhe benifitet që kanë edhe studentët nga e gjithë Evropa.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button