Haradinaj: Populli e ka shpall të vdekur versionin aktual të Demarkacionit (VIDEO)

Deputeti i AAK-së Daut Haradinaj ka thënë se çështjen e demarkacionit populli e ka shpallur të vdekur.

Pas dështimit të Qeverisë për ta proceduar në Kuvend Projektligjin për Demarkacionin me Malin e zi, Haradinaj ka reaguar me një shkrim në Facebook.

“Populli e ka shpall të vdekur versionin aktual të Demarkacionit me Malin e Zi”, ka shkruar ai.

Sipas një njoftimi zyrtar nga Qeveria, Demarkacioni do të procedohet pasi që të mbahet seanca për mocionin e mosbesimit të Qeverisë të iniciuar nga opozita e që është caktuar për të mërkurën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button