Kriza politike dhe institucionale do të cenojë drejtën e qytetarëve për vetëqeverisje lokale!

…E drejta e qytetarëve për vetëqeverisje lokale është e garantuar me Kushtetutë dhe është një prej parimeve themelore të rendit kushtetues.

Kriza politike dhe institucionale në vend do ta bëjë që disa ditë qytetarëve të vendit tu pamundësohet kjo e drejtë. Sepse sipas dispozitës së Kodit Zgjedhor zgjedhjet lokale duhej që të mbaheshin në gjysmën e parë të muajt maj. Për shkak të tejkalimit të afateve të parapara mbajtja e zgjedhjeve të rregullta lokale nuk është e mundur që të realizohen gjatë këtij termini.

Nga ana tjetër, qeveria teknike në IKJE për shkak të ndalesës me Kodin Zgjedhor nuk mund të bëjë emërimin të të besueshmëve të qeverisë, një gjë të tillë do të mund ta bënte vetëm qeveria e re si rezultat i zgjedhjeve të fundit parlamentare e cila parashihet të zgjidhet kah fundi i muajt maj. Të besueshmit do të emëroheshin vetëm në rastësi nuk do të mundej të gjendet konsensus edhe me opozitën sepse ndryshimi dhe plotësimi i Kodit Zgjedhor mund të bëhet vetëm me 2/3 e votave në Kuvend. Pra ligjërisht ky do të jetë afati kohorë nga 14 maji deri në vendimin e qeverisë së re, apo ndryshimi i dispozitës nga ana e Kuvendit vakumi gjatë të cilës do të cenohet e drejta e qytetarëve për Vetëqeverisje lokale si e drejtë e garantuar.

Ndërkaq, iniciativën e Ministrisë së pushtetit lokal dhe të Ministrisë së drejtësisë në Gjykatën Kushtetuese për vlerësimin e kushtetutshmërisë së nenin 35 paragrafi (1) dhe nenit 49 të ligjit për vetëqeverisje lokale , Gjykata Kushtetuese sipas faqes zyrtare të gjykatës, do të shqyrtohet të mërkurën me 10 maj. Por siç kemi theksuar në qasjen tonë të mëparshme, kjo iniciativë për shkak të absurditetit në aspektin juridik, sipas çdo logjike gjykata do të sjellë Aktvendim për MOSQASJE në vlerësimin e kushtetutshmërisë. Mbase ngjashëm do të jetë qëndrimi edhe për dispozitën e Kodit Zgjedhor ku parashihet që zgjedhjet lokale do të mbahen në gjysmën e parë të muajt maj.

Gjykata Kushtetuese nuk ka kompetencë për të zgjatur mandatet e organeve të pushtetit lokal, ajo është e drejtë dhe kompetencë e Kuvendit të RM-së.

Pra, vetëm Kuvendi ka mundësinë për ndryshimin dhe plotësimin e dispozitës së Kodit Zgjedhor për anulimin e terminit për mbajtjen e zgjedhjeve lokale, por kjo duhet kuptuar vetëm si imponim nga rrethanat e krijuara. Sepse sipas praktikave parlamentare kudo në botën demokratike mandati i pushteteve lokale zgjatë nga katër vite. Çdo anulim nga skadimi i mandatit juridikisht nuk duhet kuptuar si zgjatje të mandatit por thjeshtë si autorizim administrativ teknik për ushtrimin e detyrës, me kompetenca të kufizuara për kohë të caktuar të shkurtër.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button