Messi fiton apelin në FIFA, hiqet pezullimi prej tre ndeshjeve

Kapiteni i kombëtares së Argjentinës në futboll, Lionel Messi, ka fituar të premten ankesën e tij të parashtruar në FIFA, lidhur me një pezullim në garat kualifikuese të kombëtares së tij për botërorin e vitit të ardhshëm që do të mbahet në Rusi. Pezullimi i ishte shqiptuar Messit për një ofendim që kishte bërë ndaj referit në ndeshjen kundër Kilit, të cilën Argjentina e fitoi me rezultatin 1:0, raporton Anadolu Agency (AA).

Messi tashmë ka vuajtur një ndeshje moslojë, nga gjithsej katër sa i ishin shqiptuar, meqë pezullimi ishte bërë shumë pak kohë para ndeshjes me Bolivinë në muajin mars, të cilën Argjentina e humbi me rezultatin 2:0.

Në ueb faqen e saj, FIFA thotë se “komiteti i saj për Ankesa, ka mbështetur ankesën e paraqitur nga Federata Argjentinase e Futbollit (AFA) në emër të lojtarit Lionel Messi, kundër vendimit të marrë nga Komiteti Disiplinor i FIFA-s, me çka heq sanksionet e imponuara kundër tij.”

Federata Botërore e Futbollit tha se komiteti i Apelit ka vlerësuar sjelljen e Messit si të pahijshme nga shkaku i ofendimit që ja ka bërë referit anësor, por se Paneli ka vlerësuar se nuk ka prova të mjaftueshme për të zbatuar pezullimin e shqiptuar paraprakisht.

Ndeshja e radhës kualifikuese e Argjentinës për Kampionatin Botëror është në Uruguai më 31 gusht. Argjentina është e pesta në grupin e Amerikës së Jugut e cila ka 10 skuadra, ndërkohë që kanë mbetur edhe katër ndeshje.

Kombëtarja e pestë në grup luan një balotazh në nëntor kundër një ekipit nga grupi i Oqeanisë, që në këtë rast është Zelanda e Re.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP