“All is well”

Indi, qyteti Korb’a, fshati Rajgamar, mesi i fshatit, fshatar të shqetësuar, qe natë! Diku mbi fshat ishin mbledhur të parët e fshatit, të zëshëm, ulurisnin, hedhnin fajin njëri tjetrit, por nuk po zgjidhnin hallin e fshatarëve!

Fshati kishte qenë prej shumë kohësh në konflikt me fshatin e përafërt, kishin kaluar vite por fshatrat në mes vete nuk kishin aritur paqe! Gjithsesi, problemi i fshatarëve të Rajgamarit nuk qe rreziku nga fshati tjetër se sa ishte nga pakujdesia e vet fshatarëve të cilët si rroje fshati kishin vendosur një plak, i cili përgjatë natës do të bënte rroje dhe në çdo çerek ore do të bërtiste “all is well”, duke paralajmëruar se gjithçka është në rregull, se fshati është i sigurt e nuk po sulmohet nga askush! Përgjatë pesëmbëdhjet viteve plaku kishte bërë detyrën të cilën i’a kishin besuar fshatarët!

“All is well”, “all is well”, bërtiste plaku çdo natë, ndërsa ditën ai e kalonte në gjum!

E Enjte, ditë me shi, fshatin po e mbulonte një rre e zezë, fshatarët në ankth, prisnin që të ndodhte më e keqja e mundshme, ishin në pritje të stuhisë. Filloi mobilizimi i fshatarëve, ata caktuan detyra se kush çfar do të bënte! Nuk mjaftonin resurset njerzore, duhej akoma njerëz për ndihm, dikujt i ra ndër mend që të zgjonte nga gjumi plakun që bënte rroje natën, me sa të mundej të ndihmonte, ai u zgjua, u bashkua me fshatarët e tjerë. Por më tepër se stuhia që pritej të shkatëronte fshatin, fshatarët u tmerruan nga një ngjarje tjetër! Plaku qe i VERBËR!

Ai i cili për pesëmbëdhjet vite kishte qenë pararrojë e fshatit dhe kishte qenë garanc për fshatarët që ata të flejnë të qetë, pikërisht ai qe i verbër!

Fshatar të trrishtuar, gjithçka shkonte rrëmujë, stuhia kishte bërë të veten, kishte shkatruar fshatarët ekonomikisht, në anën tjetër përzgjedhja e plakut i kishte shkatëruar moralisht!

Debati që po zhvillohej në mes të parëve të fshatit ishte se: ” nëse faji ishte i fshatarëve që symbyllur përzgjodhën plakun, apo qe plaku ai i cili kishte premtuar se është i denjtë për të bërë detyrën e caktuar, ndërkaq nuk ishte i atillë!”

Në fund pas të gjithë atij debati erdhën në përfundim se: “Plaku duhej zëvendësuar me një të ri, i cili do të ishte nga ata që kishin shikim të mpreht, përveç se do të shihte mirë ditën, ai të do të shihte edhe kur netët të ishin të erëta! Ndërsa fshatarët të mos flenin aq të qetë edhe për vetë faktin se ata në të ardhmen do të kenë një rroje fshati i cili shihte pastër!”

Andaj, shqiptarët të Maqedonisë e kanë në dorë të tyre që pas të gjithë kësaj rrëmuje që ndodhi të hapin sytë se kujt po i’a lënë në dorë sigurinë e “fshatit”, gjithashtu ata me doemos duhet që të zëvendësojnë udhëheqsinë e plakur dhe të vërbër me një të ri, por duke qëndruar gjithmounë syhapur edhe kur ai do të bërtiste “ALL IS WELL”!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button