Vajgëll, Kukan dhe Flekeshtajn: Presim qeveri për dy javë, vonesa do të ketë pasoja

Eurodeputetët, Ivo Vajgëll, Knut Flenkeshtajn dhe Edvard Kukan përmes një komunikate i bënë thirrje presidentit Gjorge Ivanov që ta respektojë vullnetin e shumicës parlamentare dhe apeluan që të gjenden fajtorët për dhunën në Kuvend dhe të njëjtin të përgjigjen përpara drejtësisë.

“Ne jemi të angazhuar më shumë se dy vite në emër të Parlamentit Evropian me qëllim që të lehtësohet dialogu midis liderëve politik që të mund të dilet nga kriza në Maqedoni. Mbështesim zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit Talat Xhaferi dhe shpresojmë se së shpejti do të nis të ushtrojë detyrën. Shumicës parlamentare duhet t’i lejohet të formojë Qeverinë pa vonesa të mëtutjeshme. Presim emërimin e kryeministrit të ri në dy javët e ardhshme dhe i bëjmë thirrje Ivanovit të mos e pengojë rrugën demokratike dhe dëshirën e qytetarëve për të dalë nga kriza. Shtyrjet e mëtutjeshme të formimit të Qeverisë së re do të sjellin pasoja të pashmangshme”, thuhet në deklaratën e përbashkët të eurodeputetëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP