Në qendrën urgjente mbrëmë ndihmë mjekësore kanë kërkuar 28 persona

Në Qendrën e Urgjencës  ndihmë mjekësore kërkuan 28 të lënduar nga ngjarjet e ndjeshme në Kuvend, prej të cilëve gjashtë janë hospitalizuar, ndërsa të tjerët pas ndihmës së dhënë janë dërguar në mjekim shtëpiak me këshilla të dhëna për vizitë kontrolli, deklaroi sot drejtori i  Klinikës Universitare për Traumotologji, Ortopedi, Anestezi dhe Reanimacion, Mjekim Intensiv dhe Qendra e Urgjencës, Rexhep Selmani.

Ai theksoi se gjashtë vetë janë hospitalizuar, tre janë pranuar në Repartin e mjekimit intensiv ku dy prej të cilëve i është kryer intervenim kirurgjikal.

“Një nga të stacionuarit është pranuar në Klinikën e Kirurgjisë Plastike, ndërsa dy në Klinikën e neurokirurgjisë. Nga numri i përgjithshëm i të lënduarve, 19 janë pjesëtarë të MPB-së, tha Selmani.

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve tha se midis të lënduarve  që u pranuan në Qendrën e Urgjencës ishte edhe deputetit Zijadin Sela, i cili, siç theksoi, ka lëndime serioze.

“Është pranuar në Repartin për mjekim intensiv KARIL. Gjendja e tij  shëndetësore është stabile dhe nuk është në rrezik për jetën. Edhe dy deputetë, midis të cilëve edhe Radmilla Shekerinska, u sollën në Qendrën e urgjencës me lëndime më të lehta fizike dhe pas kësaj janë lëshuar në mjekim  shtëpiak”, tha Selmani.

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve tha se një prej të stacionuarve ka frakturë të hapur, thyerje të dy gjunjëve dhe tek ai është kryer intervenim kirurgjikal në Klinikën për tramuatologji, një tjetër ka thyerje të eshtrës së thembrës dhe tek ai është kryer intervenim kirurgjikal, ndërsa të tjerët kanë lëndime më të lehta.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button