Reagon Rusia për ngjarjet në Maqedoni

Rusia bëri thirrje që të ndërpritet “presioni i jashtëm ndaj Maqedonisë dhe t’u mundësohet forcave përgjegjëse politike në republikë që vetë ta përcaktojnë zhvillimin e mëtejshëm të vendit”.

Nga Ministria e Jashtme e Rusisë thonë se më 27 prill opozita në Maqedoni, duke e anashkaluar procedurën e zakonshme kanë zgjedhur kryetar të parlamentit – shqiptar sipas kombësisë. Në shenjë proteste, aktivistët nga lëvizja “Për Maqedoni të bashkuar” hyrën me dhunë në ndërtesën e parlamentit në Shkup dhe shkaktuan trazira.

“Në situatën e tanishme mund të gjehet zgjidhje adekuate vetëm përmes dialogut brenda-maqedonas në kuadër të sferës kushtetuese-juridike”, deklaruan nga MPJ-ja ruse.

“Është e domosdoshme që të ndërpritet çfarëdo lloj preson i jashtëm dhe t’u mundësohet forcave përgjegjëse politike të Republikës së Maqedonisë vetë ta caktojnë zhvillimin e ardhshëm të vendit”, thuhet edhe një herë në reagim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button