Miloshevski: Kryetari i Kuvendit mundet të zgjidhet vetëm në Kuvend

Deputeti i VMRO-DPNE-së, në kundërpërgjigje të deklaratës së Zoran Zaevit mbi votimin e kreut të Kuvendit, mohimin e zgjedhjeve të reja si dhe përgjegjësisë dhe jo amnistimit të njerëzve të inkriminuar të VMRO DPMNE-së, deklaroi para mediave se kryetari i Kuvendit të vendit mundet të zgjidhet vetëm në Kuvend. Miloshevski akuzoi Zaevin se po ndërmerr hapa anti-kushtetuese dhe në këtë mënyrë po thellon krizën politke në vend dhe dëmton të gjithë qytetarët e Maqedonisë pa dallim etnie.

Dëmtime të mëdha për stabilitetin dhe demokracinë e vendit. Më së shumti do të humbasin qytetarët e Maqedonisë pa dallim kujt etniteti i përkasin. Në këtë mënyrë e shikon mundësinë e tij të fundit politike. Kryetari i kuvendit mundet të zgjidhet vetëm në kuvend, populli zgjedh kryetarin e shtetit deputetët e zgjedhin kryetarin e kuvendit. Ai është i gatshëm të pranojë çfarëdo platforme politike të përgatitur nga kryeministra të vendeve të huaja vetëm që të shpëtojë  nga zbardhja e krimeve të tij. Askush nuk duhet të shpejtojë dhe të bëjë hapa jo-kushtetuese dhe të rris dëmtimin e qytetarëve të Maqedonisë –tha mes tjerash Antonia Miloshevski, VMRO-DPMNE, transmeton Alsat M.

VMRO-DPNE mbajtën e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare bashkë me ato lokale e shikon si mundësi të vetme për dalje nga kriza. Ndërkohë Miloshevski theksoi edhe një herë faktin se VMRO-DPMNE do të luftojë deri në fund për mbrojtën e interesave, institucioneve dhe sovranitetit të vendit. Miloshevski shtoi se populli nuk duhet t ë rrijë i qetë dhe të shikojë suspendimin e demokracisë së vendit të tij.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button