I gjithë Senati në Shtëpinë e Bardhë lidhur me Korenë Veriore

Zyrtarët më të lartë të administratës së presidentit amerikan, Donald Trump, më vonë gjatë ditës në Shtëpinë e Bardhë, do t’i informojnë anëtarët e Senatit për situatën lidhur me Korenë Veriore, shkruan REL.

Të 100 senatorët janë ftuar për tu informuar nga sekretari amerikan i shtetit, Rex Tillerson, sekretari i mbrojtjes, Jim Mattis, drejtori i inteligjencës kombëtare, Dan Coats, dhe gjenerali Joseph Dunford, kryesues i Shtatmadhorisë së Bashkuar të ushtrisë amerikane, ka njoftuar Shtëpia e Bardhë.

Administrata Trump ka shprehur shqetësim në rritje lidhur me programin atomik dhe testet raketore të Koresë Veriore dhe për kërcënimet e saj për t’i sulmuar Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e Uashingtonit.

Konsiderohet se është e pazakonshme që e gjithë përbërja e Senatit të shkoj në Shtëpinë e Bardhë dhe që në këtë takim të përfshihen katër zyrtarët e lartë të administratës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button