Rusi, parandalohet një sulm terrorist, dy të arrestuar

Shërbimi i Sigurimit të Federatës Ruse (FSB) ka njoftuar se në ishullin Sakhalin në lindjen e largët të Rusisë janë arrestuar dy pjesëtarë të organizatës terroriste DEASH, të cilët dyshohen për planifikim të një sulmi terrorist, transmeton Anadolu Agency (AA).

Dy të dyshuarit u arrestuan në një apartament në qytetin Juzhno-Sakhalinsk, një qytet në ishullin Sakhalin në Paqësorin Verior.

Bëhet fjalë për shtetasin rus dhe një shtetas të ish Republikës së Bashkimit Sovjetik të Azisë së Mesme, identitetet e të cilëve nuk janë të njohur.

FSB ka thënë se gjatë bastisjes është gjetur eksploziv artizanal dhe literaturë propaganduese të DEASH-it.

Rusia ka shtuar masat e sigurisë pas sulmit me bombë në Shën Petersburg më 3 prill, me ç’rast humbën jetën 14 persona. Për shpërthimin në metro dyshohet shtetasi rus me origjinë nga Kirgistani.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button