Guteresh: KB-ja këkon të gjehet qasje e përbashkët në luftën kundër terrorizmit

KB-ja nga të gjitha vendet në botë kërkon që ta ripërtërijnë gjetjen e qasjes së përbashkët në luftën kundër terrorizmit, deklaroi sekretari i përgjithshëm i Organizatës Botërore Antonio Guteresh, në fjalimin në Konferencën e Moskës për siguri ndërkombëtare, që e lexoi zëvendësi i tij Xhefri Feltman, transmeton TASS.

“Institucionet botërore nuk posedojnë instrumente të mjaftueshme për reagim efikas të sfidave të tanishme”, thuhet në fjalimin e Gutereshit.

“Për shkak të këtyre arsyeve mesazhi im deri tek të gjithë është që të ripërtërihet gjetja e zgjidhjes së përbashkët për zgjidhje të problemeve të përgjithshme dhe të ndërmerren përpjekje për kthim të besimit në nivel botëror”, deklaroi Guteresh.

Ai konsideron në mbështetje për iniciativën e tij për krijim të byrosë së re antiterroriste në KB.

“Për zbatim efikas të strategjisë globale të KB-së për luftë me terrorizmin Asamblesë Parlamentare i propozova që të formojë byro të re për luftë kundër terrorizmit, që në të ardhmen në mënyrë të harmonizuar do të veprojë gjatë dhënies ndihmë vendeve pjesëmarrëse, ndërsa, gjithashtu, do ta përforcojë ndikimin tonë në vend”, deklaroi Guteresh.

“Shpresoj se vendet pjesëmarrëse, të cilat marrin pjesë këtu, do ta mbështesin këtë propozim”, thotë sekretari i përgjithshëm i KB-së në fjalim.

Në konferencën e njëjtë, ministri iranian i Mbrojtjes Hosein Degan, deklaroi se mbështetësit e terroristëve në Siri dhe Irak vetë mund të bëhen viktimë e tyre, në qoftë se terrorizmit nuk shkatërrohet.

“Irani konsideron se as SHBA-ja, e as ndonjë vend tjetër, vetë është në gjendje t’i arrijë qëllimet e saj politike në Lindjen e Afërt dhe Afrikën Veriore, nëse mbështet organizata terroriste”, tha ai.

“Jam i bindur se në qoftë se terrorizmi i armatosur në Irak dhe Siri nuk shkatërrohet, së shpejti në sulme terroriste do të ekspozohen të gjithë mbështetësit e tij të vegjël dhe të mëdhenj, duke i përfshirë edhe Arabinë Saudite, Turqinë, SHBA-në dhe aleatët e tyre të tjerë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button