Nga përmbysja e një anijeje në Senegal, 21 persona të vdekur

Në ujërat e rajonit bregdetar Betenti në Senegal, është përmbysur një anije me 72 udhëtarë, me ç’rast kanë humbur jetën 21 persona, numri më i madh i të cilëve gra, kumtoi shërbimi lokal zjarrfikës.

Incidenti ka ndodhur të hënën në mbrëmje, ndërsa akoma zyrtarisht nuk dihet shkaku i fatkeqësisë.

Komandanti i shërbimit zjarrfikës Umar Kejnd theksoi se fillimisht është konsideruar se kanë humbur jetën 20 persona, por pastaj është gjetur trupi edhe i një viktime, e cila konsiderohej si e zhdukur.

Policia e Senegalit tani për tani ka arrestuar katër persona, ndërsa ekziston dyshimi se fatkeqësinë e ka shkaktuar shpërthimi i një bombole gazi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button