LR PDSH mbështet PSP-në, të mos kursehet asnjë zyrtar

Rasti të cilën tanimë e ka marrë në shqyrtim edhe Prokuroria Speciale Publike e Maqedonisë në lidhje me procesin gjyqësor që zhvillohet në gjykatën e Nju Jorkut për rastin “Dojçe Telekom” në të cilën akuzohen dy zyrtarë të lartë të Magjar Telekomit se me kontrata fiktive kanë korruptuar politikan dhe zyrtar politik të Maqedonisë, me qëllim bllokimin e konkurrencës në punën e Telekomit, flet qartë për dyshimet për keqpërdorim të kësaj garniture shtetërore, thonë nga partia LR PDSH.

“LR PDSH inkurajon Prokurorinë Speciale Publike, që pavarësisht ngërçit të krijuar politik, të vazhdojë me hetimet e saja në kuadër të mundësive Juridike, por edhe të bashkëpunojë me Gjykatën e Nju Jorkut, e cila tani më ka prova për rastin e Magjar Telekomit dhe për përfshirjen e zyrtarëve qeveritar vendas në marrje të ryshfetit, duke i keqpërdorur pozitat dhe funksionet politike.

LR PDSH inkurajon Prokurorinë Speciale Publike që të jetë e pa kompromis në ndëshkimin e personave të implikuar në krim dhe korrupsion, jo vetëm në rastin e Magjar Telekomit, por në çdo rast tjetër për të cilën ekzistojnë dyshime për përfshirje të përfaqësuesve qeveritar.

Qytetarët dhe votuesit, po presin efektet e ndryshimit politik dhe instalimin e shtetit të së drejtës, zbardhjen e të gjitha rasteve te krimit dhe korrupsionit në të gjitha nivelet e qeverisjes.

LR PDSH, si subjekt politik, jep mbështetje te pa rezervë të gjithë faktorëve relevant që do të zbardhnin çdo aferë korrupsioni. Qytetarët e Maqedonisë meritojnë të mësojnë të vërtetën. Qytetarët duhet të dinë se kush dhe ne çfarë mënyre i ka keqpërdorur dhe vjedhur paratë e tyre. Kryerësit e veprave penale duhet sa më parë të dalin para një drejtësie të pavarur”, thuhet në njoftimin për media nga kjo parti.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button