Koreja e Veriut kryen manovër të madhe ushtarake

Ushtria e Koresë së Veriut ka kryer manovët të madhe ushtarake në të cilën ushtarët kanë përdorur municione ushtarake dhe predha të artilerisë predha, transmeton Anadolu Agency (AA).

Koreja e Veriut këto ditë shënon dy data të rëndësishme, 15 prillin, si ditëlindjen e “babait të kombit” Kim Il-Song, dhe 25 prillin si ditën e Armatës Popullore.

Agjencia e lajmeve të Koresë së Jugut Yonhap raporton se me rastin e 85-vjetorit të themelimit, ushtria e Koresë së Veriut ka kryer manovër të madhe ushtarake në Wonsan në bregun lindor.

Ministria e Koresë së Jugut theksoi se po monitoron nga afër aktivitetet e ushtrisë së Koresë së Veriut.

Paralelisht me këtë, nëndetësja amerikane USS Michigan në gatishmëri të plotë luftarake ka mbërritur në ujërat e Koresë së Jugut.

Në rajon së shpejti pritet edhe mbërritja e aeroplanmbajtëses amerikane USS Carl Vinson, e cila me qëllim të neutralizimit të kërcënimit bërthamor të Koresë së Veriut është dërguar në rajon.
Aktualisht kjo luftanije amerikane është duke kryer stërvitje ushtarake në Paqësorin perëndimor, me flotën japoneze, kurse qeveria e Koresë së Veriut ka kërcënuar se do t’i fundosin ato nëse lundrojnë në ujërat e saj.
Presidenti amerikan Donald Trump kohët e fundit ka deklaruar se “të gjitha opsionet janë në tryezë” për sa i përket parandalimit të zhvillimit të programit bërthamor të Koresë së Veriut, kurse lideri i Koresë së Veriut Kim Jong-un porositi se do të “shkatërrojë” SHBA-të, nëse fillon luftë në Gadishullin Korean.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button