Konflikt mes refugjatëve në Francë, 11 persona të plagosur

Si pasojë e një konflikti mes refugjatëve nga Eritrea dhe Etiopia në Calais të Francës, të paktën 11 persona kanë mbetur të plagosur, raporton Anadolu Agency (AA).

Sherri ka ndodhur në mesin e natës së kaluar, ndërsa thuhet se policia ka ndërhyrë me gaz lotsjellës.

Autoritetet lokale kanë konfirmuar se 4 nga 11 të plagosurit janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa në mesin e të ndaluarve nga policia ndodhet edhe një refugjat nën moshën 18-vjeçare, për shkak të veprimeve të tij ndaj efektivëve.

Televizioni BFM ka raportuar se refugjatë të ardhur nga vende të ndryshme çdo ditë e më shumë po shkaktojnë probleme duke u konfliktuar mes tyre, ndërsa thekson se policia ka rritur masat e sigurisë në këto vende.

Vitin e kaluar policia franceze shpërndau kampin e refugjatëve “Jungle”, ku kishte më shumë se 5 mijë të strehuar. Ndërsa në qytetin Calais ende ka shumë refugjatë të cilët jetojnë në kushte të vështira. Refugjatët e shikojnë si një derë dalëse qytetin e Calais, drejt Britanisë së Madhe.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button