Në një plaçkitje të armatosur në Paraguaj vidhen 40 milionë dollarë

Disa dhjetëra sulmues të armatosur, të armatosur me automatikë dhe me përdorimin e mjetit shpërthyes, në një qytet të vogël në Paraguaj e kanë plaçkitur arkën e një kompanie private për sigurim financiar dhe pastaj me barka kanë ikur në Brazil, njoftuan autoritetet e Paraguajit.

Në sulmin pothuajse treorësh ndaj kompanisë “Prosegur”, nga qyteti kufitar Suidad del Este, është vrarë të paktën një polic, ndërsa tre civilë janë plagosur, transmetuan mediat amerikane.

Autoritetet nuk kumtojnë se sa të holla janë vjedhur, por sipas disa mediave bëhet fjalë për pothuajse 40 milionë dollarë. Një konsultant i kompanisë, megjithatë, i përgënjeshtron këto informata dhe thotë se bëhet fjalë për shumë më pak të holla.

Në sulm kanë marrë pjesë rreth 80 persona, njofton shefi i policisë së qytetit.

“Kriminelët përdorën pushka snajperiste që të mund të shpëtojnë dhe dogjën më shumë se 10 automobila që ta largojnë vëmendjen tonë”, tha ai.

Video xhirimet tregojnë automobila të djegur para ndërtesës gjysmë të zbrazur të kompanisë.

Suidad del Este ndodhet në një rajon ku ndahen kufijtë e Paraguait, Brazilit dhe Argjentinës dhe ku kontrabandohet elektronikë, narkotikë dhe armë.

Autoritetet dyshojnë se pas sulmit ndaj kësaj kompanie private qëndrojnë gangsterë brazilianë. Dëshmitarët thonë se ata kanë folur në gjuhë portugeze.

Presidenti i Brazilit, Mishel Temer, deklaroi se organet e përndjekjes nga vendi i tij janë të gatshme ta japin ndihmën e domosdoshme në hetim.

Policia njoftoi se në dy barka të lëna në liqenin Itailu ka gjetur automatikë AK-47.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button