Afganistan, vriten 30 militantë të DEASH-it

Vriten 30 pjesëtarë të organizatës terroriste DEASH në një operacion të organizuar në qytetin Açin në provincën Nangarhar në lindje të Afganistanit, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i prefekturës së Nangarharit, Ataullah Hogiani, për AA tha se forcat e sigurisë kanë ndërmarrë operacion ndaj organizatës terroriste DEASH në rajonin Mamand të Açinit.

Hogiani theksoi se gjatë operacionit janë neutralizuar 30 pjesëtarë të organizatës, kurse një sipërfaqe prej gjashtë kilometrash katrorë është pastruar nga DEASH-i si rezultat i operacionit. Ai po ashtu njoftoi se janë neutralizuar edhe tunele dhe strehimore që përdoreshin nga organizata.

Sipas Hogianit, forcat e sigurisë kanë sekuestruar sasi të madhe të armatimit dhe municionit, kurse në zonat e pastruara nga organizata do të ndërtohen stacione të reja policore.

Gjithashtu, Hogiani njoftoi se në operacion kanë pasur edhe mbështetjen ajrore dhe tokësore të forcave të NATO-s.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button