Sekretari amerikan i Mbrojtjes Mattis për vizitë në Afganistan

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Jim Mattis arriti për një vizitë të papritur në Afganistan, raporton Anadolu Agency (AA).

Mattis në Kabul do të takohet me presidentin afgan, Mohammad Ashraf Ghani dhe kryetarin e Këshillit Ekzekutiv të vendit, Abdullah Abdullah dhe më pas pritet të vizitojë bazën ushtarake amerikane.

Zyra e Presidentit afgan njofton se temat e takimit të sotëm do të jenë lufta kundër terrorizmit dhe kriza e sigurisë në Afganistan.

Vizita e kreut të Pentagonit amerikan Mattis zhvillohet në mes të një krize politike, e cila në Afganistan u shkaktua nga sulmi i fundit i forcave amerikane ndaj pozicioneve të terroristëve të DEASH-it në Nangaarhar në të cilin përdoren bombën e cila njihet si “Nëna e të gjitha bombave”, pra bombën më të fortë jo-bërthamore në botë.

Paralelisht me këtë, në Afganistan dje është shpallur ditë zie kombëtare për shkak të sulmit, të cilin talebanët të premten e kryen në Mazar i-Sharif duke vrarë të paktën 140 ushtarë afganë dhe duke plagosur më shumë se 100 të tjerë.

Për shkak të sulmit në fjalë, këtë mëngjes dhanë dorëheqje ministri afgan i mbrojtjes Abdullah Habibi dhe shefi i ushtrisë Qadim Shah Shahim.

Anëtarët e Parlamentit afgan në seancën e djeshme i drejtuan kritika të ashpra SHBA-ve dhe NATO-s për shkak të përqendrimit të tyre në operacionet kundër terroristëve të DEASH-it, duke injoruar kërcënimet e sigurisë që vijnë nga militantët talebanë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button