Pavleski: Për tre javë nuk do të ketë vetëqeverisje lokale

Për tre javë, më 15 maj kryetarët e komunave dhe këshilltarët do t’i humbin plotësisht përgjegjësitë e tyre, tha në pres konferencë Dejan Pavleski, kryetar i Komisionit për vetëqeverisje lokale në LSDM.

“Duhet të merr fund sjellja e papërgjegjshme e Nikolla Gruevskit dhe udhëheqësish së VMRDO-DPMNE-së. Të atyre njerëzve të papërgjegjshëm të cilët përmes kërcënimeve dhe dhunës po e bllokojnë tërë sistemin shtetëror, i cili për tre javëve do të reflektojë mbi ekzistencën e qytetarëve dhe kaos në shtet”- deklaroi Pavleski.

Sipas tij, me bllokimin në Kuvend, deputetët e VMRO-DPMNE-së, po e bllokojnë edhe zgjedhjen e kryetarit të ri të parlamentit, i cili është i vetmi që mund të sjell vendim për zgjedhjet lokale.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button