Presidenti Nishani fal namaz në xhaminë e Profetit Muhamed në Medinë (FOTO)

Presidenti Nishani është për një vizitë disa ditore në Arabinë Saudite. Gjatë gjithë vizitës së tij ai është shoqëruar nga autoritetet më të larta të kësaj mbretërie, ndërkohë që sëfundmi është zbuluar edhe qëllimi i pranisë së tij atje.

Më shumë se sa për një vizitë zyrtare, Nishani ndodhet në Arabinë Saudite të kryer ritin e Umres. Umreja është një rit i myslimanëve, e cila ka të bëjë me vizitën e Qabes dhe Medinës në ditë të tjera përveç ditëve të Haxhit, shkruan Albeu.com.

Nishani ndodhet atje sëbashku me djalin dhe bashkëshorten e tij. Në fotot e bëra publike duket djali i Nishanit, Ersi i veshur me veshjen karakteristike të Umres dhe Haxhit, siç është “ihrami”.

Sëfundmi janë publikuar foto teksa është duke falur namaz në xhaminë e Profetit Muhamed a.s në Medinë.




Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button