Tramp: Me Merkelin kam pasur “kimi të pabesueshme”

 Presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi se nga të gjithë liderët botërorë, ka ndier “kiminë më të mirë” me kancelaren gjermane Angela Merkel, gjë për të cilën ai tha se nuk e kishte pritur.

“Njërën nga kimitë më të mira kam pasur me Merkel. Mendoj se dikush kishte thirrur ‘shtrëngoi duart me të’, por nuk e kam dëgjuar këtë. Unë kam shtrënguar duart katër herë me të, pasi ishim së bashku për një kohë të gjatë”, tha Trump në një intervistë për AP.

Në pyetjen nëse ka pritur se do të ketë “kimi të mirë” me Merkelin, ai theksoi se nuk ka pritur për shkak të dallimeve në qëndrimet për çështjen për pagesë të mjeteve në NATO, si dhe për çështjen për migrimin.

Presidneti amerikan u takua me kancelaren gjermane nga mesi i marsit në Uashington, ndërsa mediat atëherë tranemetuan se ai ka refuzuar t’ia zgjat dorën kancelares para gazetarëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button