Ushqimi më i keq i mëngjesit. Nuk ju lë të bini në peshë

Është mëngjesi më i shpejtë në botë, ai që nuk kërkon asgjë më shumë sesa një tas, një lugë dhe pak qumësht. Por të zgjoheni në mëngjes dhe të lëshoheni mbi një tas me drithëra nuk e bën metabolizimin tuaj të shpejtojë.

Në fakt përbërësit e gjendurnë një kuti drithërash i bëjnë ato një ndër ushqimet më të këqija për t’u ngrënë në mëngjes, thotë nutricionistja klinike Jennifer Cassetta.

“Kutitë e drithrave janë një prej ushqimeve më të këqija me të cilat mund të nisni ditën tuaj. Shumica prej tyre (edhe pse njerëzit mendojnë se janë të shëndetshme) janë të mbushura me lloje sheqernash, kimikatesh dhe konservues të ndryshëm. Drithrat do të rrisin sheqerin në gjak dhe nivelin e insulinës. Pjesa më e madhe e përbërësve që gjenden te drithrat janë gruri dhe sheqeri, përbër të cilët duheet të jenë në sasi të limituara në dietën e gjithësecilit”,- thotë ajo.

Një mënges i shëndetshëm alternativ është një vakt që kombinon proteinat si dhe perimet me karbohidrate të ulta. Një omletë me spinaq, domate dhe pak quinoa do t’ju japë ju shumë energji dhe që do t’ju lërë të kënaqur e të ngopur për më gjatë gjatë ditës.

Drithrat me ose pa sheqer krijojnë te ne të gjithë nostalgji e fëmijërisë, por nëse humbja në peshë dhe një metabolizëm më i shpejtë janë qëllimet tuaja, atëherë ka shumë më shumë mëngjese alternative që mund të përdorni.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP