Provat e lashta për kometën që goditi botën

Gdhendje të lashta mbi gur konfirmojnë se një kometë goditi Tokën rreth 11,000 ite para Krishtit, një ngjarje shkatërruese e cila shfarosi gjigandët dhe nxiti ngritjen e qytetërimeve.

Ekspertët në Universitetin e Edinburgut analizuan simbolet misterioze të gdhendura në shtylla guri në Gobekli Tepe në Turqinë jugore, për të zbuluar nëse ato mund të lidhen me yjet.

Shenjat sugjerojnë se një pjesë e fragmenteve të kometës goditën Tokën, në të njëjtën kohë kur pllakosi një miniepokë Akulli, duke ndryshuar tërësisht rrjedhën e historisë njerëzore.

Shkencëtarët kanë spekuluar për dekada se një kometë mund të ketë qenë arsyeja e rënies së papritur të temperaturës, gjatë një periudhe të njohur si Younger Dryas. Por kohët e fundit, teoria duket se është zbërthyer nga datimet e reja të kryera mbi kraterin e meteorit në Amerikën e Veriut, ku mendohet të ketë goditur kometa.

Megjithatë, kur inxhinierët studiuan gdhendje të kafshëve të bëra në një shtyllë – të njohur si guri i hutës – në Gobekli Tepe, ata zbuluan se krijesat ishin në të vërtetë simbole astronomike që përfaqësonin yjet dhe kometën.

Ideja ishte paraqitur fillimisht nga autori Graham Hancock në librin e tij “Magjistarët e zotave”.

Duke përdorur një program kompjuterik për të treguar se ku do të jenë shfaqur konstelacionet mbi Turqinë e mijëra vjetëve më parë, ata ishin në gjendje të zbulonin goditjen e kometës në vitin 10,950 para Krishtit, pikërisht koha e fillimit të Young Dryas, sipas të dhënave të bërthamës së akullit në Groenlandë.

Young Dryas shihet si një periudhë vendimtare për njerëzimin, pasi ajo përputhet përafërsisht me shfaqjen e bujqësisë dhe qytetërimeve të para neolitike.

Zbulimi duket se mbshtet gjithashtu një teori, se Toka ka gjasa të përjetojë periudha kur kometat godasin, për shkak të orbitës së planetit që ndërpritet me rrathët e orbitave të fragmenteve të kometave në hapësirë. /bota.al

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button