Konferencë vjetore e Bursës së Maqedonisë së letrave me vlerë

Bursa e Maqedonisë e letrave me vlerë sot në Ohër e mban konferencën e 18-të vjetore në të cilën do të shqyrtohen tema nga puna e tregjeve financiare, për aksionimin si model të organizimit të ndërmarrjeve, risive në industrinë e fondeve në Maqedoni, por edhe risi në punën financiare si platformat kolektive për financim, ndikimin e teknologjive të reja në sektorin financiar dhe transformimin e biznes-modeleve të bursave.

Sipas drejtorit kryesor ekzekutiv të Bursës së Maqedonisë të letrave me vlerë, Ivan Shteriev gjendjet e tregtimit të bursës në Maqedoni janë të kënaqshme, për çka konfirmim është qarkullimi i relaizuar në tremujorin e parë të këtij viti prej 17 milionë eurove jo të plota, që është realizimi i dytë më i mirë në pesë vitet e fundit. “Megjithatë, se kriza politike po ndikon në mënyrë jo të volitshme ndaj rrjedhave financiare tregon e dhëna që pothuajse tashmë nuk janë të pranishëm investues të huaj, ndërkaq tregu tërësisht mbështetet në investimet nga Maqedonia, me të gjitha implikimet që i sjellë”, tha Shteriev.

Kryetarja e Komisionit për letra me vlerë, Elizabeta Çingaroska thekson se ngjarjet e përgjithshme politike në vendin tonë ndikojnë ndaj sjelljes së investuesve dhe vendimeve të tyre të investojnë në bursën e Maqedonisë.

Në konferencën në Ohër marrin pjesë edhe mysafirë nga jashtë, zakonisht këtu janë kolegë nga bursat dhe tregjet e kapitalit nga shtetet e rajonit, si dhe përfaqësues të sektorëve financiar nga Suedia dhe Zvicra.

Mënyra e standardizuar e financimit të kompanive në periudhën e transicionit në 25 vitet e fundit në shtetet e rajonit, sipas përfaqësuesve, tregon se pronarët e kapitlait privat ende nuk i kanë mësuar leksionet për mundësitë që i ofron tregu i kapitalit.

Në tubimin vjetor në Ohër u tha më tej se edhe strukturat politike e lëshojnë mundësinë për ta shfrytëzuar tregun e kapitalit si motor të zhvillimit të ekonomive nacionale, që më pas gjeneron zhvillim dhe ndikon ndaj uljes së papunësisë dhe rritjes së bruto prodhimitvendor.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP