4 gjenerata në një fotografi, si të realizosh një foto si kjo me 72 vjet diferencë (FOTO)

Do të të pëlqente të realizoje një foto në të cilën të përfshish sa më shumë breza? Provo një ide gjeniale si kjo. Fotografja Amber Moose ka përfshirë në këtë foto katër breza, i nxori të gjitha në fotografi pas të njëjtit sfond dhe pastaj, me një magji të vogël Photoshop-i, krijoi një imazh origjinal, shkruan Revista Class.

“Kjo fotografi është diçka që do ta kem gjatë gjithë pjesës tjetër të jetës sime”, tha Nicole Margavitch për foton familjare. “Ka një diferencë prej 72-vjetësh mes fotos së parë dhe të fundit të kësaj kornize, megjithatë kjo është e bukura e brezave. Kjo fotografi dëshmon për krenarinë e atyre që janë para dhe pas nesh.”

Nëse do të krijosh një foto si kjo me familjen dhe brezat e tu është fare e thjeshtë, mjafton të ndjekësh disa hapa.

1. Fillo duke bërë foton e anëtarit më të vogël. Zmadhoje sa më shumë të jetë e mundur, sepse ajo do të jetë fotoja që do të duket më pak se të tjerat në fund.

2. Printoje sa më të madhe dhe vendose në një kornizë.

3. Jepja kornizën anëtarit të ardhshëm të familjes dhe bëji një foto me kornizën në dorë. Portreti i më të voglit duhet të jetë një imazh sa më i qartë, ndaj korniza duhet mbajtur me kujdes dhe sa më afër aparatit.

4. Pastaj, përsërite këtë me çdo person tjetër të familjes.

5. Pasi të jenë bërë të gjitha fotot, vendose edhe imazhin e fundit në kornizë dhe njihu me mrekullinë e krijuar.

Kjo ide fotografie është shumë e mirë për të përfaqësuar gjeneratat, por mund të jetë një ide e mirë edhe për të përfaqësuar familjen në vite. Po kështu, edhe çiftet e martuara në periudha të ndryshme të jetës, mund të realiziojnë portrete të njëjta në disa vite.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP