Fitorja e Erdogan-it në referendum, ankthet e Evropës dhe indiferenca e shtetit të Kosovës!

Sali Kabashi

Sali Kabashi (Historian)

Luani, nuk mund të fajësohet pse nuk qetësohet zemra e Lepurit!

Referendumi i mbajtur në Turqi me 16 prill 2017, është një tregues i çartë se populli turk dëshiron ndryshime në kushtetutën e tyre, ndryshime të cilat i japin pushtet me të gjerë njeriut që e ngriti Shtetin turk në çdo aspekt, qoftë ekonomik, ushtarak, diplomatik, etj., Recep Tayyip Erdogan. Disa edhe po e kontestojnë këtë referendum, se kinse shoqëria turke është shumë e ndarë ngase, “Po” thanë vetëm 51.4%, por ta kujtojmë referendumin BREXIT për dalje të Britanisë së madhe nga Bashkimi Evropian, ajo nga BE doli me vetëm 51.9% të votave në referendum, andaj, ta respektojmë zgjedhjen e turqve, ashtu si të britanikëve!

Sigurisht që shtetet evropiane nuk e duan këtë gjë, çdo kënd tjetër e duan në krye të Turqisë, veç Erdogan-in jo! Ndonëse kanë arsye për frikë nga një Turqi e fuqishme, kjo frikë nuk është për të ardhmen, por kujtimet e të shkuarës, sepse siç thotë Historiani i famshëm George Castelan: “kur përmendej emri i Sulltan Sulejman-it, gjermanët, italianët, francezët e spanjollët, dridheshin nga frika”, si duket kjo frikë është kthyer me anë të këtij referendumi. Ndoshta e shohin si udhëheqësi më i suksesshëm që nga “I Madhërishmi”!
Urimi i Presidentit të Shtetit më të Fuqishëm në Botë, Donald Trump drejtuar Presidentit Erdogan, len të kuptohet që përkundër kundërshtimeve të shteteve evropiane ndaj Presidentit turk, SHBA-të në kryem me Trump, kanë një mendim tjetër për referendumin dhe rezultatet e tij që dolën pro ndryshimeve kushtetuese. Mendoi që me ardhjen e Donald Trump në krye të shtetit Amerikan, do të ndryshoi edhe qasja ndaj Turqisë, sepse tashmë kemi dy president me karaktere të njëjta, ku një aleancë e përbashkët (Amerikë – Turqi) do ta qetësonte Botën!
Të njëjtën gjë e ka bërë edhe Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ku e ka uruar Erdogan-in për suksesin e arrirë në referendum, por e çuditshme është, se përkundër që SHBA-të dhe Shqipëria e urojnë Presidentin e Turqisë, udhëheqësit e Kosovës ende nuk e kanë bërë një gjë të tillë!

Me këtë kuptojmë se, shtetet evropiane janë ato që nuk e duan një Erdogan të fuqishëm, sepse ndoshta i druhen një ngritje edhe më të madhe të ekonomisë turke dhe invazionit të saj në Evropë! A është e arsyeshme kjo “frikë” e evropianëve apo jo, mbetet të shihet, por, mendoi që për Shqipërinë dhe Kosovën një Turqi e fuqishme, do të thotë shumë, sepse fuqia e saj do të ndikoi në stopimin e shteteve fqinje, gjë që na është dëshmuar edhe në të kaluarën.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI MOBIL