Jeni tip që keni turp dhe person i mbyllur? Ja lajmi i mirë për ju
Studimi, i quajtur “Genome Project CEO”, përfshin provat mbi bazën e të cilave ndërtohet personaliteti i një njeriu të suksesshëm.
Njerëzit e mbyllur punojnë në heshtje dhe e lejojnë punën e tyre të flasë, ndoshta kjo është arsyeja përse këta njerëz kanë treguar rezultate më të suksesshme gjatë këtij studimi.
Katër tiparet të cilat më të rëndësishme për të qenë udhëheqës i mirë, sipas këtij studimi janë:
Arritja tek grupet e interesit
Duhet të jesh person i adaptueshëm për situata të ndryshme
Të jesh i besueshëm dhe i parashikueshëm në situata kur flitet për gjëra të jashtëzakonshme
Marrja e vendimeve shpejtë me bindje dhe vendosshmëri, edhe në qoftë se nuk janë vendimet më të mira të mundshme.
Pra, sipas këtij studimi, njerëzit introvert kanë më shumë të ngjarë të jenë udhëheqës të mirë për shkak se janë më të vendosur dhe kanë një lloj vetbesimi të pashprehur.