LSDM: Ekonomia në recesion nëse nuk formohet qeveria e re

LSDM konsideron se ekonomia në vend mund të hyjë në recesion, nëse, siç tha sot në konferencën për shtyp kryetari i Komisionit partiak për ekonomi Dragan Tovdovski, nuk ndërmerret diçka serioze dhe nuk mundësohet formimi i qeverisë së re.

Duke i prezantuar indikatorët, të cilët kanë paralajmëruar në mundësinë nga recesioni Tevdovski theksoi se të dhënat për fillimin e këtij viti tregojnë rënie në ndërtimtari, vëllim të zvogëluar të prodhimtarisë industriale dhe kërkesë të zvogëluar të blerësve.

Tregtia me pakicë, theksoi Tevdovski, ka rënie prej 2,5 për qind në janar dhe shkurt të këtij viti në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, që i përket kërkesës së zvogëluar nga blerësit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button