Britani, Theresa May kërkon zgjedhje të parakohshme

Kryeministrja Theresa May ka bërë thirrje për zgjedhje të parakoshme në Mbretërinë e Bashkuar, më 8 qershor

May bëri njoftimin e bujshëm në “Downing Street”, pasi disa muajsh sondazhesh të favorshme për konservartorët britanikë, transmeton Syri.net.

Ajo tha se Britania ka nevojë për siguri, stabilitet dhe lidership të fortë pas referendumit për daljen nga BE-ja

“Kam arritur në përfundimin se mënyra e vetme për të garantuar stabilitet dhe siguri për vitet e ardhshme është mbajta e këtyre zgjedhjeve”, tha liderja britanike, duke shpjeguar vendimin për zgjedhje të parakohshme.

Njoftimi erdhi menjëherë pas takimit të Kryeministres britanike me kabinetin e saj qeveritar.

Duke iu referuar Brexit-it, May tha se ‘Britania është e bashkuar, por jo parlamenti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button