Ja si do të jenë nivelet e ujërave në Maqedoni gjatë muajit prill
Nivelet e ujërave të lumenjve nëpër Maqedoni janë më të ulëta se mesatarja për muajin prill, kumtoi DPHM.
Sipas matjeve hidrometeorologjike javore, niveli i lumit Vardar në Jegunovc është 60 deri në 106 centimetra për dallim nga mesatarja për muajin prill, e cili arrin 122, në Veles është pothuajse e përgjysmuar, në Shkup lëviz prej 32 deri në 53, ndërsa mesatarja është 79…
Në mënyrë drastike, niveli më i ulët nga mesatarja për muajin prill është niveli i ujit të Cërnarekës në Novaci.
Matjet tregojnë edhe nivele dyfish më të ulëta të lumenjve Treska në Makedonski Brod, Pçinja te Banja e Katllanovës dhe në Kriva Pallankë niveli është dyfish më i ulët.