LSDM: Është legjitim vullneti i shumicës qytetare

LSDM sot kumtoi se është legjitim vullneti i shumicës qytetare dhe se shpejtë do të formohet qeveria stabile me legjitimitet të plotë, që, thekson, do t’i mbrojë interesat shtetërore dhe qytetare dhe do të sigurojë jetë cilësore dhe zhvillim të shtetit.

“Së pari do të zgjedhet kryetari i ri kuvendor, e më pas edhe qeveria e re, në pajtim me Rregulloren, Kushtetutën dhe ligjet. Trajko Veljanoski dhe Gjorge Ivnaov nuk duhet që në mënyrë kundërkushtetuese dhe kundërligjore t’i bllokojnë proceset demokratike. Ata janë të obliguar që në pajtim me Kushtetutën dhe ligjet të mundësojnë transfer të qetë të pushtetit”, thuhet në kumtesë.

Në Parlament, thekson LSDM, në mënyrë demokratike është formuar shumica parlamentare nga 67 deputetë, të cilët përfaqësojnë rreth 700.000 qytetarë. Edhe në Maqedoni, si edhe çdokund në botë, shumica e formuar parlamentare është pushtet, sepse ajo e reflekton vullnetin e shumicës. Ndërkaq si edhe në çdo vend demokratik në botë, edhe në Maqedoni, në pajtim me Kushtetutën dhe ligjet partitë pas zgjedhjeve kanë të drejtë ta formojnë shumicën e cila ka për detyrë të tentojë ta formojë qeverinë e re”, qëndron në kumtesë.

Sipas LSDM-së, zgjedhjet e reja nuk janë zgjidhje, por shtyerje e qytetarëve dhe Maqedonisë në krizë të gjatë politike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button