Kanada, ndryshimet klimatike ndryshojnë rrjedhën e lumit

Ndryshimet klimatike për herë të parë në historinë moderne kanë shkaktuar tërheqje kaq të madhe të akullnajave, duke shkaktuar që lumi Yukon, në veri të Kanadasë të ndryshojë rrjedhën, raportojnë mediat lokale, transmeton Anadolu Agency (AA).

Akullnaja gjigante Kaskawulsh ka ndryshuar rrjedhën e lumit, ndërsa shkencëtarët këtë fenomen e kanë quajtur “pirateri të lumit”, kur një sistem i drenazhit depërton në pjesën e një tjetër sistemi të drenazhit dhe merr një pjesë të rrjedhës së saj.

Kjo zakonisht ka ndodhur si pasojë e rrëshqitjeve të tokës, shembjeve të digave, por jo edhe nga tërheqja e akullnajave.

Uji ndaloi me derdhjen e saj në lumin Slims dhe në Detin Bering në Arktik dhe tani rrjedh në drejtim të lumit Alsek dhe përfundon në Paqësor.

“Ky është rasti i parë që ‘pirateria e lumit’ të ndodhë para syve tanë për shkak të ndryshimeve moderne klimatike”, tha Dan Shugar, gjeograf në Universitetin Uashington në Tacoma, njoftojnë mediat kanadeze.

Rastet e mëparshme të “piraterisë së lumit” kanë ndodhur mijëra vjet më parë, tha Shugar për CBC.

Ai shtoi se lumi Slims në vitin 2013, kur studiuesit e vizituan së fundmi akullnajën, ishte i shpejtë, i ftohtë dhe i thellë, por kur ata u kthyen vitin e kaluar, lumi ishte shumë i cekët dhe si liqen.

“Ishim të befasuar kur pamë se në lum nuk kishte ujë”, tha Shugar.

Shkencëtarët pohojnë se shanset janë një ndaj 200 që kjo dukuri nuk është shkaktuar nga ngrohja globale.

“Ndryshimet klimatike ndodhin dhe kanë ndikim ndaj nesh. Ndryshimet klimatike mund të sjellin ndryshime të tilla, për të cilat edhe nuk mendojmë”, tha Shugar.

Akullnaja Kaskawulsh shtrihet në 25 mijë metra katrorë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button