“Çmendet” Ancelotti: Mposhtim Realin me një nga këto rezultate
Carlo Ancelotti përmend tri rezultate për fitoren e Bayernit të Munichut ndaj Realit të Madridit, përcjell lajmi.net.
Trajneri italian beson shumë që skuadra e tij mund të fitojë në “Santiago Bernabeu”.
“0:2, 1:3 apo 2:3 janë rezultate të mira, por ne po mendojmë vetëm për paraqitjen që do ta bëjmë”, deklaroi Ancelotti, .
“Reali ka një sulm të frikshëm, shumë të rrezikshëm. Megjithatë, pësojnë gola pothuajse në çdo ndeshje”, shtoi Ancelotti.