Aksident ajror në Portugali, humbin jetën 5 persona

Të paktën pesë persona humbën jetën në një aksident ajror që ka ndodhur sot në Portugali, kur në afërsi të një marketi u rrëzua një avion i vogël privat, raporton Anadolu Agency (AA).

Zyrtarët e policisë kanë njoftuar se fluturakja është rrëzuar pranë një marketi në Tires në afërsi të qytetit portugez Cascais.

Në këtë aksident jetën e kanë humbur katër persona që ndodheshin në avion dhe një person i cili ndodhej në vendin e aksidentit kur u rrëzua avioni i cili fluturonte drejt Marsejës në Francë.

Bëhet fjalë për një avion privat zviceran, kurse në aksident jetën e humbën piloti francez dhe tre pasagjerë të cilët ishin shtetas të Zvicrës.

Në vendngjarje arritën disa autoambulanca dhe ekipe zjarrfikëse si dhe ekipe të tjera, ndërsa kanë filluar edhe hetimet në lidhje me shkakun e aksidentit.

Dëshmitarët okularë të aksidentit thonë se avioni shpërtheu gjatë fluturimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button