Gratë dhe burrat ndryshojnë fizikisht, kjo dihet. Po truri?

Nga analiza e imazheve të trurit të më shumë se pesë mijë burrave dhe grave, një përgjigje e parë për pyetjen: sa të ndryshëm janë?

Burrat dhe gratë kanë trurin të ndryshëm? Edhe pse për shumëkënd, përgjigje është “pa dyshim”, është në fakt një pyetje e hapur nga pikëpamja shkencore, nëse ka dallime të dukshme fizike mes trurit të meshkujve dhe femrave. Disa studime mbi këtë temë janë të bazuara në disa raste, dhe nuk lejojnë të nxirren konkluzione përfundimtare. Tani, një studim i ri nga shkencëtarë britanikë jep një pamje më të plotë.

Truri i pesëmijë njerëzve

Ekipi i Universitetit të Edinburgut analizuar më shumë se 5 mijë skanime truri, të mbledhura në kuadër të projektit UK Biobank, një studim i madh biomjekësor i popullsisë angleze, që deri më tani ka përfshirë 500 mijë njerëz. Në rastin e studimit për trurin e meshkujve dhe femrave, janë vënë përballë 2.750 imazhe të grave dhe 2,466 të meshkujve, të moshës 44 dhe 77 vjeç, duke krahasuar vëllimin e 68 rajoneve dhe trashësinë e koreve cerebrale, ku janë të rregulluara funksionet më “të larta”, nga gjuha, tek kujtesa dhe ndërgjegja.

Studiuesit gjetën dallime. Së pari, gratë priren të kenë një kore më të trashë se burrat, fakt që shpesh herë ka qenë lidhur me rezultatet më të mira në testet njohëse dhe të inteligjencës. Burrat, nga ana tjetër, kanë një volum më të madh të zonave që konsiderohen pothuajse të gjitha nënkortikale, duke përfshirë hipokampusin, “selinë” e kujtesës, dhe amigdalën, ku rregullohen emocionet. Megjithatë, pasi merret parasysh shkalla e trurit, në proporcion dallimet mes dy gjinive zbehen shumë. Mbeten vetëm 14 rajone më voluminoze për meshkujt dhe 10 për femrat.

Meshkujt më të ndryshueshëm

Një vëzhgim interesant ishte se mes burrave ka më shumë ndryshueshmëri të matjeve mes fushave të ndryshme, se sa në mesin e grave, një e dhënë kjo që përkon me studime të tjera, që kanë treguar të njëjtën gjë për testet psikologjike të inteligjencës (dmth mesatarja e inteligjencës mes meshkujve dhe femrave nuk është e ndryshme, por ka më shumë ndryshueshmëri tek meshkujt).

Çfarë do të thotë kjo?

Sigurisht, çështja e diskutueshme është nëse këto dallime të vërejtura do të thonë diçka – dhe çfarë – në lidhje me sjelljen ose aftësitë njohëse. Në këtë drejtim, për momentin, autorët përgjigjen diplomatikisht, se studimi nuk mund të japë përgjigje. /Focus-Bota.al

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button