Maqedoni, nxënësit shqiptarë paralajmërojnë bojkot të testimit ekstern

Unioni i nxënësve shqiptar alarmon se maturantët nuk do t’i nënshtrohen testimit ekstern. Sipas tyre testimi deri më tani nuk ka treguar asnjë rezultat pozitiv përkundrazi, ka shkaktuar kaos te nxënësit dhe arsimtarët. Përveç bojkotit, nxënësit thonë se së shpejti do të organizojnë edhe protestë masive përmes së cilës do të shprehin pakënaqësinë e tyre, njofton Alsat-M.

“Ne planifikojmë që së shpejti të mbajmë edhe protesta kundër testimit ekstern sepse është një testim që ka treguar se është i dështuar dhe ai nuk duhet të vazhdojë të implementohet më tej. Ka vite e vite që implementohet dhe nuk ka sjellë dobi dhe nuk presim që nxënësit të hyjnë në atë testim ekstern, kemi pritur deri më tani që të bëjnë përmirësime dhe këto përmirësime nuk janë bërë deri me tani dhe nuk na ngelet gjë tjetër pos që të marrim disa masa më ndëshkuese” tha Majlinda Çilafi, Kryetare e Unioni të Nxënësve Shqiptar.

Por Ministri i Arsimit Pishtar Lutfiu nuk mirëpret kërkesën e nxënësve për heqjen e testimit ekstern. Lutfiu madje tërhoqi vërejtjen se nxënësit që do ta bojkotojnë testimin do të përballen me probleme gjatë regjistrimit në studime të larta.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button